Lajmi i fundit

LIVE/ Bylykbashi, Kaso dhe Çupi, konferencë për media në PD

Tragjedia në Pogradec/ Komshiu bëri njoftimin pasi gruaja nuk po dilte nga banesa

Tragjedia në Pogradec/ Komshiu bëri njoftimin pasi gruaja nuk po dilte nga banesa

10:34, 26/09/2020
A+ Aa A-

Ngjarja e djeshme në Pogradec, ku një shtetase maqedonase u gjend e vdekur në banesën e saj, duket se është sinjalizuar nga komshiu përballë.

Sipas banorëve, të cilët shprehen jashtë kamerave, kjo shtetase nuk kishte dalë prej dy ditësh nga shtëpia e saj, çka kishte ngritur shqetësim për banorët ngjitur.

Në momentin kur është gjendur e pajetë, në banesën e saj është gjetur edhe fëmija e saj, vajza 9-vjeçare në gjendje shoku, e cila vuan dhe nga sëmundja e epilepsisë.

Momentalisht vajza e mitur ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe një psikologu.

Ndërkohë bashkëshorti i saj ka vdekur përpara një muaji.

NJOFTIMI

Më datë 25.09.2020, rreth orës 22:20, në lagjen nr. 3, në banesë, është gjetur pa shenja dhune, trupi i pajetë i shtetases M. M., rreth 45 vjeçe, e cila dyshohet të ketë ndërruar jetë nga shkaqe natyrale disa ditë më parë.

Viktima në banesë, jetonte me vajzën e saj shtetasen J. M., 9 vjeçe, e cila vuan nga paaftësi fizike dhe aktualisht ndodhet në Pediatri nën kujdesin mjekësor. 

Trupi i shtetases M. M., është dërguar në morgun e Spitalit dhe pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkaqet e vdekjes. 

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco