Seks me vajzën 14-vjeçare të gruas/ Arrestohet njerku 39-vjeçar

Seks me vajzën 14-vjeçare të gruas/ Arrestohet njerku 39-vjeçar

09:43, 26/09/2020
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Durrës.

Një 39-vjeçar është arrestuar pasi ka kryer seks me një minorene, e cila është vajza e bashkëshortes së tij nga martesa e parë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin L.K., 39 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase të mitur 14 vjeçe, (vajzën e bashkëshortes së tij nga martesa e parë),” njofton policia.

Burimet e SYRI TV thonë se ngjarja është raportuar nga nëna e vajzës.

Ajo kishte vënë re se diçka nuk shkonte.

39-vjeçari është shoqëruar në komisariat, ndërkohë që pritet edhe ekspertiza e mjekut ligjor.

Nëna ka komunikuar me të bijën dhe ajo i ka treguar se njerku e ka ngacmuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco