Tirana kthehet në liqen/ Ja VIDEOT e përmbytjeve në kryeqytet

Tirana kthehet në liqen/ Ja VIDEOT e përmbytjeve në kryeqytet

09:33, 26/09/2020
A+ Aa A-

Reshjet e shiut me intensitet të lartë gjatë natës, kanë sjellë përmbytje të kryeqytetit.

Shumë rrugë kryesore në Tiranë janë mbuluar nga uji, duke e bërë të vështirë e madje edhe të pamundur qarkullimin e mjeteve.

Pamjet tregojnë gjendjen e disa prej rrugëve kryesore në Tiranë, si ajo e “Elbasanit”, “Rruga e Kavajës”, Rruga e Durrësit”, “Don Bosco”, “Myslym Shyri”, dhe “Rruga e Barrikadave”.

Pavarësisht se kjo ka qenë një situatë e paralajmëruar, duket se autoritetet e mirëmbajtjes së rrugëve në Tiranë, kanë qenë të papërgatitura për përballimin e kësaj situate.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco