Ekzekutimi i 71-vjeçarit/ 'Motra vuri duart në kokë, vrasja e Lefterit është enigmë'

Ekzekutimi i 71-vjeçarit/ 'Motra vuri duart në kokë, vrasja e Lefterit është enigmë'

09:11, 26/09/2020
A+ Aa A-

Thanas Zhidru, vëllai i Lefter Zhidru, teksa qëndronte dje në pritje për të marrë trupin e pajetë të të vëllait nga morgu i Elbasanit, është shprehur se vëllain e ka njohur si njeri të qetë dhe nuk ka pasur të bëjë asnjëherë me armët. Madje, sipas tij, ai nuk ka pasur probleme as në vitin 1997, pavarësisht trazirave të kohës.

Thanasi rrëfeu për “Abc News” se Lefter Zhidru ishte martuar tri herë dhe kishte 5 fëmijë. Gruaja e parë, me të cilën kishte pasur një djalë, i kishte ndërruar jetë nga një sëmundje. Ishte martuar për herë të dytë duke pasur tre djem dhe së fundmi, në martesën e tretë kishte pasur një vajzë 14- vjeçare.

“Jam Thanas Zhidru, vëllai i Lefter Zhidrut. Nuk dinim asgjë nga këto gjëra këtu, e dinim që ishte mirë me familjen e tij, me gruan dhe vajzën. Dhe u habitëm dje kur e pamë në televizor. Ai nuk ka pasur të bëjë fare, asnjëherë me armë apo gjëra. Ka 15-20 vjet në Elbasan dhe as nuk ngacmoi njeri apo ta ngacmonte njeri. Kaloi 1997-ën dhe nuk pati asnjë problem”, është shprehur ai.

A ju ka shfaqur ndonjë problem?

Para katër ditësh ka komunikuar motra ime dhe më tha se ishin shumë mirë.

Më tha që kishte folur me vëllain, nusen dhe vajzën. Kishin folur në telefon, ishin duke qeshur.

Edhe motra ime vuri duart në kokë dje dhe gjithçka është enigmë. Ai ka qenë shumë i duruar me njerëzit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco