Dyshimet/ U gjet pranë nënës së vdekur, ja gjendja e vajzës 9-vjeçare

Dyshimet/ U gjet pranë nënës së vdekur, ja gjendja e vajzës 9-vjeçare

08:25, 26/09/2020
A+ Aa A-

Të tjera detaje janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Pogradec. Sipas burimeve nga policia, fëmija i gjetur pranë nënës i është i seksit femër, rreth 9 vjeç.

Mësohet se 9-vjeçarja ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore pas trajtimit në Spitalin e Pogradecit, ndërsa në momentet e para është gjetur e nxirë në fytyrë, pasi dyshohet se prej 24 orësh nuk kishte konsumuar ushqim.

Ndërkohë nga institucionet do të njoftohen shërbimi social Korçë për të bërë të mundur një zgjidhje të kësaj situate për të strehuar fëmijën, i cili ka humbur tashmë të dy prindërit.

Ndërkaq është mësuar së nënës së saj, identiteti i së cilës nuk bëhet i ditur, do t’i bëhet ekspertiza mjekoligjore për shkaqet e vdekjes. Gruaja, sipas policisë, ka nënshtetësi maqedonase.

Nga ana tjetër, policia ka gjetur në banesën e kësaj të fundit kuti me ilaçe çka ngre pistën e një vetëvrasjeje të mundshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco