Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Krim tronditës në familjen shqiptare: Vajza vret babanë

Krim tronditës në familjen shqiptare: Vajza vret babanë

20:38, 25/09/2020
A+ Aa A-

Një krim i rëndë ka tronditur Zvicrën. Për këtë ngjarje shkruajnë mediat më të mëdha në vend.

Ngjarja tronditëse u regjistrua në një familje shqiptare me origjinë nga Kosova.

Pas një sherri në familje, vajza 18-vjeçare ka qëlluar për vdekje babanë e saj 47-vjeçar.

Sipas gazetës më të madhe zvicerane, Blick, gjithçka u mësua në orën 7 të mëngjesit, kur në polici u raportua për një sherr të dhunshëm në një apartament në Cyrih.

Në vendin e ngjarjes, shërbimet e emergjencës gjetën një burrë të plagosur rëndë dhe dy femra të plagosura. Sipas policisë, bëhej fjalë për babanë, mamanë dhe vajzën e tyre.

47-vjeçari Valentin T. nuk mbijetoi dhe ndërroi jetë në vendin e ngjarjes. Dy femrat, nëna Marina T. dhe vajza Jasmina T. u dërguan në spital.

Policia ka konfirmuar se vajza ka hapur zjarr ndaj babait. Se si ka ndodhur sherri, kjo nuk është sqaruar akoma. Jasmina është arrestuar.

Djali i familjes, Florini tha për gazetën: “Nuk di asgjë. Është më e keqja që mund të ndodhte. U largova nga shtëpia herët në mëngjes. Përpara se të ikja, putha babanë”. Më pas ai shkoi të takonte xhaxhanë në burg.

Viktima ishte larguar nga Kosova drejt Zvicrës kur ishte 17 vjeç. Ai kishte kryer punë të ndryshme. Së fundmi bashkë me gruan kishte ngritur një kompani makinash.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Qytetari dt 27 shtator 202028/09/2020 11:07

Shume e drejte Daj Jaku.

ch27/09/2020 20:59

edhe vajza e ka pasur gabim; me mire te largohej nga shtepia ; atje ke sh mundesira; mund edhe te punosh qe heret apo te punosh e te shkosh ne shkoll; te japin edhe strehim e mbrojtje; nuk te len shteti ne rruge;

Daj Jaku26/09/2020 07:38

Mbas 30 vitesh në mes të Zvicrës, jetojnë si me qenë Iranin e ajatollahut. I konsiderojnë vajzat si qënie të nivelit të ulët, të cilat duhet ti binden çdo lloj imponimi të babait padron. Duron sa duron e shkreta zemër, por një ditë pëllcet. Është e llahtarëshme të jetosh në Zvicrën e demokracisë së nivelit më të lartë me mentalitetin dhe rregullat e jetesës të fshatrave të humbura të Kosovës. ... "Babai do shkonte tek xhaxhai në burg...." E gjora vajzë, humbi jetën e saj ....

Shto koment

Denonco