Shqiptari tentoi të përdhunojë ish-vjehrrën/ ‘ Më kapi në pjesët intime dhe më ….

Shqiptari tentoi të përdhunojë ish-vjehrrën/ ‘ Më kapi në pjesët intime dhe më ….

20:25, 25/09/2020
A+ Aa A-

Një 40-vjeçar shqiptar akuzohet për dhunë seksuale dhe dëmtime fizike.

Ai dyshohet se u përpoq të përdhunonte nënën 57-vjeçare të ish-të dashurës së tij.

Për këtë arsye E.S., 40 vjeç nga Shqipëria, do të duhet të përgjigjet për dhunën seksuale dhe dëmtimet që i shkaktoi asaj.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur në Montebelluna në Shkurt 2018.

Historia, siç raportohet nga Treviso Today, fillon me një marrëdhënie që përfundoi keq.

Shqiptari i jep fund marrëdhënies me të dashurën, por vijon ta persekutojë ish-in me telefonata, ndjekje dhe kërkesa për takime.

Për këto fakte E.S. u gjykua dhe u dënua nga gjykata e Shkallës së parë me 5 muaj burgim.

Pikërisht në një nga tentativat për të takuar ish të dashurën ndodhi edhe ngacmimi i nënës së ishit të tij.

Ai kishte hyrë në pallat dhe bërtiste me të madhe që të takohej me ish-in e tij.

Nëna e saj u përpoq ta qetësonte, duke zbritur në katin e parë të ndërtesës.

“Në atë moment – tha gruaja – ai më kapi krahët me forcë, duke më shtrënguar fort. Pastaj më kapi nga krahu i djathtë dhe më tërhoqi zvarrë deri në cepin e murit. Më kapi fort te mjekrra dhe me dorën e majtë më bllokoi nofullën ndërsa me të djathtën më ledhatoi gjoksin”. “Tani do të përdhunoj” përsëriti disa herë ndërsa me dorën e djathtë u përpoq të zgjidhte rripin e pantallonave. “Ai po bënte presion ndaj meje – vazhdoi gruaja me lot – ai më pas më preku në pjesët intime”.

Për fat të mirë, një kalimtar ndërhyri dhe ndihmoi 57-vjeçaren, e cila më pas u dërgua në Repartin e Urgjencës në Montebelluna.

Ndërsa E.S dha para gjykatës një version ndryshe nga mamaja e ish-të dashurës. “Ajo më sulmon pa ndonjë arsye – përsërit E.S. – Unë thjesht doja të flisja me vajzën e saj atë ditë”. Dënimi pritet në mars të vitit të ardhshëm.

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco