Ditën e sotme, 20 tonë fruta dhe perime (domate, patëllxhanë dhe speca) me etiketën e rremë “produkt me origjinë italiane” u kapën nga Guardia di Finanza në Itali.
Sipas mediat italiane, ngarkesa me perime dhe zarzavate që vinte nga Shqipëria dhe drejtohej në tregjet e frutave dhe perimeve të Venetos, ishte vendosur brenda kutive prej kartoni në të cilat ishin shkruar “produkt me origjinë italiane”, që synonin të mashtronin konsumatorin për origjinën e mallit.
Sekuestrimi u krye në përfundim të operacioneve të një mjeti që drejtohej nga një shtetas me origjinë shqiptare.
Ata që ishin përgjegjës për mashtrimin u raportuan te prokurori publik të Trani , ndërsa mallrat, me cilësi të mirë, me urdhër të të njëjtit autoritet gjyqësor , iu dhanë institucioneve të bamirësisë të provincave të Bari dhe Barletta, Andria dhe Trani./ abcnews/
© SYRI.net