VIDEO/ U vra nga RENEA, ja si Lefter Zhidru kërcënonte banorët në sy të policisë

VIDEO/ U vra nga RENEA, ja si Lefter Zhidru kërcënonte banorët në sy të policisë

13:22, 25/09/2020
A+ Aa A-

Lefter Zhidru, 71-vjeçari që trondit të enjten qytetin e Elbasanit dhe që u ekzekutua me pas nga forcat RENEA, njihej si një person problematik në lagjen ku ai banonte.

Në videon që ka siguruar SYRI.net dhe që i përket muajit mars, i moshuari shihet teksa kërcënon banorët e lagjes orët e vona të mbrëmjes, ndërsa zona ishte e rrethuar nga efektivët e policisë.

Ai shihet teksa i hedh në tokë edhe telefonin personit që po konfliktohej me të, duke i kërkuar që mos ta filmonte.

Njëri prej banorëve që përplasje vazhdimisht me të dhe që e kishte denoncuar disa here, i kërkonte policisë që ta shoqëronin në Komisariat: ‘Merreni, merreni pra, se u bë disata herë.’

Zhidru u vra nga RENEA pas më shumë se 5 orësh negociata për t’u dorëzuar dhe tentativave për ta neutralizuar. Para se të ekzekutohej, ai qëlloi edhe një herë në drejtim të policisë.

E gjithë kjo ngjarje ndodhi pas një sherri që ai kishte bërë me bashkëshorten. Pas konfliktit, i moshuari qëlloi në drejtim të policisë.

Nga të shtënat, mbetën të plagosur edhe 2 kalimtarë. Dyshohet se i moshuari vuante nga probleme të shëndetit mendor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

miri25/09/2020 14:15

Keta te plagosurit ku ndodhen, pse nuk i interviston media? Si histori e stisur koplet duket. Shumica e shqip;tarve me depresion jane bere nga keq qeverisjet, por nuk duhen vrare.

Shto koment

Denonco