Si nisi e gjithë ngjarja/ Zbardhet dëshmia e gruas së 71-vjeçarit: Dyshonte për tradhti

Si nisi e gjithë ngjarja/ Zbardhet dëshmia e gruas së 71-vjeçarit: Dyshonte për tradhti

12:54, 25/09/2020
A+ Aa A-

Bashkëshortja e 71-vjeçarit Lefter Zhidru, i cili u ekzekutua nga forcat RENEA pas një rezistence pas më shumë se 5 orësh në banesën e tij, ka dëshmuar në Polici se si nisi gjithë ngjarja. 40-vjeçarja ka thënë se bashkëshorti pretendonte se ajo e tradhtonte.

Gjatë gjithë kohës, mësohet se i moshuari ka ushtruar dhunë ndaj saj, ndërsa ndaj gruas mësohet se nuk ka pasur urdhër mbrojtjeje. Ajo fillimisht ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike, por më pas ka pohuar se bashkëshorti pretendonte se e tradhtonte dhe dyshohet se për këtë ka nisur edhe konflikti mes tyre.

Gruaja ka arritur të dalë pa u lënduar nga banesa, ndërsa ka ndërhyrë menjëherë Policia e Elbasanit.

Pas ndërhyrjes së Policisë, i moshuari qëlloi drejt këtyre të fundit nga dritarja e banesës, ndërsa plumbat plagosën dy të rinj, kalimtarë të rastit, të cilët fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën. Pasi Lefter Zhidru vijonte të qëllonte drejt efektivëve, në vendngjarje mbërritën forcat FNSH dhe më pas RENEA. Pas disa orë negociatash të dështuara, RENEA ndërhyri në banesën e 71- vjeçarit, ndërsa ky i fundit vijonte të qëllonte ndaj tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco