‘Për pak u takova me Zotin’/ Mesazhi i shefit të ‘Shqiponjave’ që u qëlluan nga Zhidru

‘Për pak u takova me Zotin’/ Mesazhi i shefit të ‘Shqiponjave’ që u qëlluan nga Zhidru

12:35, 25/09/2020
A+ Aa A-

Për fat të mirë, ngjarja e rëndë e ditës së djeshme në Elbasan nuk pati viktima në radhët e policisë apo qytetarëve, gjatë 5 orëve, para se RENEA të ekzekutonte Lefter Zhidrun, i cili qëlloi me breshëri të gjata ndaj tyre.

Por, para se të përplasej me RENEA-n, Zhidru qëlloi me breshëri edhe ndaj efektivëve të forcave ‘Shqiponja’ që mbërritën fillimisht në banesën e tij pasi e shoqja kishte njoftuar në sallën operative për sherrin në familje.

Pjesë e grupit që shkoi fillimisht në shtëpinë e Zhidrut duke u përballur me breshërit e automatikut ishte edhe komandanti i ‘Shqiponjave’ në Elbasan, Enkel Xhaferri.

Përmes një statusi në Facebook, Xhaferri shkruan se ‘për pak desh u takua me Zotin’ gjatë ditës së djeshme duke pasqyruar rrezikshmërinë e situatës së krijuar mes policëve dhe Lefter Zhidrut.

‘Për pak desh u takova me Zotin e madhërishëm. Për fat të mirë ende jo’, shkruan Xhaferri në Facebook.

Image

Lefter Zhidru u ekzekutua nga RENEA pasditen e djeshme pasi refuzoi të dorëzohej duke qëlluar me breshëri ndaj tyre, ndërsa në banesë kishte 5 kallëpe tritoli gati për shpërthim.

Gjatë mesditës, teksa qëlloi ndaj policisë, Zhidru plagosi me armë dy të rinj, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco