Rrëzuan burgimin e përjetshëm ndaj Dritan Dajtit, SPAK pushon sërish çështjen për tre gjyqtarët

Rrëzuan burgimin e përjetshëm ndaj Dritan Dajtit, SPAK pushon sërish çështjen për tre gjyqtarët

12:16, 25/09/2020
A+ Aa A-

SPAK pushon për të dytën herë çështjen penale ndaj tre gjyqtareve Skënder Damini, Petrit Aliaj dhe Aleks Nikolli.

Janë 3 gjyqtarët që rrëzuan burgimin e përjetshëm dhe e dënuan përfundimisht me 25 vite burg Dritan Dajti.

Seanca për shqyrtimin e kërkesës së SPAK do të shqyrtohet nga GJKKO me date 29 shtator.

SPAK vendosi njëherë pushimin e çështjes në janar të vitit 2020 me argumentin se s’ka vepër penale, por gjykata e ktheu dosjen për rihetim.

Tre gjyqtaret po hetoheshin për korrupsion pasi pranuan gjykimin e shkurtuar për Dritan Dajtin duke e shpëtuar nga burgu i përjetshëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco