Lajmi i fundit

Kërkesë e opozitës/ Bie seanca e 7 marsit, Sekretariati i Etikës anulon votimin e ligjeve pa kuorum

Përplasja në Kamëz/ 51-vjeçari merr armën dhe qëllon ndaj komshiut

Përplasja në Kamëz/ 51-vjeçari merr armën dhe qëllon ndaj komshiut

11:10, 25/09/2020
A+ Aa A-

Ndërhyrja në kohë e Policisë parandalon përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti të ashpër mes dy shtetasve, për motive pronësie.

NJOFTIMI

Qëlloi me armë gjahu çifte në drejtim të një shtetasi, arrestohet në flagrancë 51-vjeçari.

Sekuestrohet arma e gjahut çifte, të cilën 51-vjeçari e kishte me leje. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit G. N., 51 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas, pas një konflikti për motive pronësie me shtetasin G. B., me vetëgjyqësi ka qëlluar në drejtim të këtij shtetasi, pa e dëmtuar atë, duke prishur rendin dhe qetësinë publike.

Falë reagimit dhe ndërhyrjes në kohë të Policisë u bë parandalimi i përshkallëzimit të mëtejshëm të këtij konflikti dhe arrestimi në flagrancë i autorit të dyshuar të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Kanosja”, “Vetëgjyqësia” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco