Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Investigimi i 'RAI 3', pse është friksuar Edi Rama?

VIDEO/ Protesta vazhdon, naftëtarët e Ballshit paralajmërojnë grevë urie

VIDEO/ Protesta vazhdon, naftëtarët e Ballshit paralajmërojnë grevë urie

10:56, 25/09/2020
A+ Aa A-

Naftëtarët e Ballshit kanë kohë që protestojnë. Ata i janë rikthyer protestave për shkak se nuk kanë marrë asnjë zgjidhje për pagat e tyre.

Ndërsa theksojnë se prej 9 muajsh janë hedhur në rrugë, ata shprehen së nuk kanë marrë asnjë njoftim zyrtar për këtë çështje.

Po ashtu ata kanë paralajmëruar se do të përshkallëzojnë protestën duke theksuar se mund t’i rikthehen sërish grevës së urisë.

“Është një show i radhës, kemi 9 muaj që jemi në rrugë. Naftëtarët e qytetit të Ballshit nuk kanë asnjë zgjidhje ekonomike. Janë rreth 900 naftëtarë (familje) që ndodhen në këtë situatë. Nuk kemi asnjë njoftim për zgjidhje të kësaj çështje. Në këtë mënyrë u detyruam të përshkallëzonim situatën. Çdo marrëveshje për ne, ra”, theksoi njëri nga naftëtarët.

“Vetëm greva e urisë mund të sjellë reagim. Të shkojmë tek sfera që ndodhet në uzinë. Nuk kemi gjetur zgjidhje. Jemi në mes të katër rrugëve. Kemi shkuar në Tiranë dhe nuk na priti asnjë njeri. Nuk kemi asnjë përgjigje për pagat. Nuk kemi asnjë përgjigje as për fillimin e punës”, kanë deklaruar naftëtarët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco