Shkarkohet nga detyra ish-drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela

Shkarkohet nga detyra ish-drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela

10:11, 25/09/2020
A+ Aa A-

Kolegji i Posaçëm i Apelimit shkarkon nga detyra ish-drejtuesen e Prokurorisë për Krime të Rënda, Donika Prela. 

Vendimi u komunikua nga kryesuesja e seancës Natasha Mulaj. Vetë Prela nuk ishte e pranishme në seancë.

Drejtuesja e Prokurorisë së Durrës u konfirmua në detyrë në shkurt 2019 nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, pavarësisht problematikave të shumta dhe akuzave ndaj saj që nxori në pah seanca dëgjimore.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi të rinisë hetimin gjyqësor për Prelën, pasi komisioneri publik ngriti pretendime që ajo ka pasuri të pajustifikuara.

Gjatë shtrimit të kërkesës së tij për rrëzimin e vendimit të shkallës së parë, komisioneri tha se Prela kishte mungesë burimesh financiare në blerjen e një apartamenti në Tiranë, ndërsa bashkëshorti i saj kishte shmangur taksat teksa paguhej me dy bordero në një kompani.

Problematike u konsideruan edhe dy transaksione me 25 mijë euro dhe 1.7 milionë lekë nga bashkëshorti i Prelës, shifra të pathëna në deklaratat e pasurisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

e verteta!25/09/2020 13:06

edhe pse te djeg duhet ta publikosh......!

perikliu25/09/2020 13:06

o mi bushter maloke! pasi mbrojte nje te keqe te madhe ta futi lali eri mi shkerdhate injorante! bashkekohes i katunares qe studionte te fakulteti i drejtesise! buce komuniste

krasasi tp25/09/2020 11:00

Bravo ONM. Po opozita parlamentare , pse nuk paraqit një nismë për ndryshime në Kodin Penal . Ndryshimet e vitit 1995 e ka reduktuar strukturën e hetimit dhe OPGJ në sekser të Prokurorit . Kush mban përgjegjësi për hetimet?. Viktima në një proçes penal "mbrohet" nga avokatë që tallen koridoreve të gjykatave, duke 'recituar' shprehjen tashmë bajate se- "kostumi i shtetit është i ngusht,por të mban ngrohtë". ONM duhet ti rekomandoi Parlamentit ndryshimet e nevojshme.

t25/09/2020 10:47

Bashke me kete duhet te kishte ikur edhe ajo superinjorantja A.Marku e Uqiut te Manjes

t25/09/2020 10:46

Badhke me kete duhet te kishte ikur edhe ajo superinjorantja A.Marku

labi nga tepelena25/09/2020 10:32

ilace i befte leket qe ka marr nga populli plera

Shto koment

Denonco