Parkingjet e Prishtinës, sa do të jetë pagesa në tri zonat

Parkingjet e Prishtinës, sa do të jetë pagesa në tri zonat

09:26, 25/09/2020
A+ Aa A-

Komuna e Prishtinës do të nisë projektin “Prishtina Parking”. Liridon Restelica nga “Prishtina Parking” tha në "Kanal 10" se parkingu do të realizohet në tri zona, Zona 1, Zona 2 dhe Zona 3.

“Në parkingjet e mëdha si përshembull te stadiumi, ora e parkingut do të jetë 0.30 cent, ndërsa parkingu në qendër p.sh. te rruga ‘Rexhep Luci’ do të kushtojë 1 euro/ora, ku mund të qëndroni deri në 2 orë, ose mund të paguani parkingun ditor 7.5 euro”, ka thënë Restelica

Për qytetarët të cilët janë banorë në qendër, mund të paguajnë muajin 10 euro për parking, pagesë e cila vlen për automjetin e parë, ndërsa për automjetin e dytë do të jetë 30 euro/muaji dhe për automjetin e tretë 45 euro/muaji.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco