VIDEO/ Ish-gruaja e Zhidros, akuza medias e policisë: Do më jepni llogari...

VIDEO/ Ish-gruaja e Zhidros, akuza medias e policisë: Do më jepni llogari...

09:13, 25/09/2020
A+ Aa A-

Një ditë pas ekzekutimit nga policia të 71-vjeçarit Lefter Zhidro, pas disa orësh përplasje me armë me uniformat blu, gjendja psikologjike e ish-bashkëshortes Floresha Zhidro paraqitet e rënduar.

Para dyerve të banesës së saj ajo ka shpërthyer me akuza ndaj policisë dhe mediave, duke u kërkuar këtyre të fundit që të largojnë kamerat nga shtëpia e saj.

“Do më jepni llogari për atë që keni shpifur, do më jepni llogari për atë që keni shkruar në media. Të mos ju shoh këtu me kamera. Nuk erdhët kur ishte për të ardhur, erdhët sot. Ikni kërkojani shtetit drejtësinë” ulëriti ajo.

Forcat RENEA ekzekutuan 71 vjeçarin në banesën e ish bashkëshortes së tij në Elbasan.

Operacioni i nisur në orën 13:20 minuta u përfundua në orën 18:05 minuta të 24 shtatorit 2020.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Xha Liri25/09/2020 14:45

Mediat ne Shqiperi jane po aq te fajshme sa dhe politika dhe kriminelet ordinere. Ato ngjajne me Zhgabat qe kur shohin kufoma, turren dhe synojne te shqyejne nga nje cope nga shpirti i fatkeqeve, por ne dallim nga zhgabat, ato e tjerin, zbukurojne dhe shumfishojne ngjarjen... Ne menyre perverse, ushqejne familjen e tyre me dhimbjen e te tjereve. Do te ishte plotesisht e drejte qe nese dikujt i ndodhte nje fatkeqesi, te shfryhej direkt ndaj ketyre "kermengrenesve", me te gjitha menyrat...

Shto koment

Denonco