Ekzekutimi i 71-vjeçarit/ Trupi ende në morg, nuk paraqiten të afërmit

Ekzekutimi i 71-vjeçarit/ Trupi ende në morg, nuk paraqiten të afërmit

08:49, 25/09/2020
A+ Aa A-

Për pesë orë me radhë dita e djeshme në Elbasan, pothuajse ishte një skenë lufte.

Duke mos u bindur për t’u dorëzuar, forcat speciale RENEA, ekzekutuan në banesën e tij, 71-vjeçarin e armatosur Lefter Zhidro, në Elbasan.

Pritet që ekspertët ditën e sotme të bëjnë edhe një këqyrje të fundit të vendit. Sipas informacioneve nga policia nuk ka pasur familjarë të pranishëm.

Ndërsa banorët i kanë kërkuar punonjësve të policisë të pastrojnë ambientin, pasi ende ndjehet gazi i përdorur. Janë gjetur gjashtë kallëp tritol, ndonëse fillimisht policia nuk ka pasur asnjë të dhënë.

ABC News raportoi se është ndaluar edhe bashkëshortja e viktimës që tashmë është në hetim për moskallëzim krimi.

Policia me gjetjen e arsenalit të armëve në banesë, ka ndryshuar strategji ndaj 41-vjeçares duke nisur dhe një hetim.

Sa i përket tërheqjes së trupit, deri në këto momente mjekët kanë konfirmuar se askush nga të afërmit nuk është paraqitur për kryerjen e ceremonive mortore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco