Arrestohet 'Mond Çekiçi'/ Anëtari i bandës së Durrës kapet me armë zjarri

Arrestohet 'Mond Çekiçi'/ Anëtari i bandës së Durrës kapet me armë zjarri

20:38, 24/09/2020
A+ Aa A-

Pasditen e sotme është arrestuar në Durrës, Edmond Koçi ose siç njihet ndryshe me nofkën “Mond Çekiçi”.

Personi në fjalë ka precedentë penalë, pasi rezulton i dënuar disa herë dhe nga policia e Durrësit njihet si pjesë e të ashtuquajturës banda e Durrësit.

Arrestimi i “Mond Çekiçit”, është kryer nga skuadrat e policisë së Durrësit dhe në këto momente, Edmond Keçi, po mbahet në ambientet e paraburgimit të policisë.

Ai akuzohet për veprën penale të “Mbajtjes pa lejë të armëve të zjarit”.  

“Mond Çekiçi”, konsiderohet nga policia e Durrësit si person me rrezikshmëri, pasi jo vetëm që është pjesë përbërëse e një klani kriminal në Durrës, por ai rezulton të jetë dënuar disa herë për akuzën e mbajtjes pa lejë të armëve dhe kundërshtimit të forcave të policisë.  Në muajin Maj 2009 Edmond Koçi, është dënuar me 2 vite burgim për akuzën e “Mbajtjes pa lejë të armëve”. 

Nga të dhënat operative thuhet se “Mond Çekiçi” administron disa shërbime në portin e Durrësit, nëpërmjet disa kompanive, ku ai qëndron si pronar në hije.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco