'71-vjeçari po përgatiste C4’/ Dëshmitarët rrëfejnë momentin: Ishte tmerr, u shtriva brenda…

'71-vjeçari po përgatiste C4’/ Dëshmitarët rrëfejnë momentin: Ishte tmerr, u shtriva brenda…

20:09, 24/09/2020
A+ Aa A-

Pas pesë orësh ngujimi në banesën e tij, ku qëlloi shumë herë me breshëri kallashnikovi, vijojnë të zbardhen detaje të reja nga ekzekutimi i 71-vjeçarit Lefter Zhidro në Elbasan nga forcat RENEA.

Një dëshmitar i cili ka biznesin ngjitur me pallatin ku banonte i moshuari, rrëfen momentet e tmerrit, ku tregon se ka pasur shumë të shtëna me armë, që kanë dëmtuar edhe dyqanin e tij.

“Të shtënat e para po, po të policisë jo. Më kanë qëlluar këtu, jo të frikësuar, po… E sheh ku është qëlluar drejt dyqanit. Pati gjithë ato të shtëna, jo një e dy. U shtriva brenda, andej në fund dhe ndenja aq sa zgjati. Ne nuk kishim dijeni që ai kishte armë”, rrëfen ai.

Ndërkohë, i pyetur se si e njihte viktimën Lefter Zhidro, dëshmitari shprehet “si fytyrë dhe si fizionomi e njihja, në mënyrë tjetër nuk e njihja”.

Ndërkohë, një tjetër dëshmitar nga vendngjarja rrëfen se plumbat i kanë rënë mbi makinë. “Ishte situatë horror, njerëzit të terrorizuar. Thonë se 71-vjeçari po përgatiste eksploziv C4”, thekson ai./ Balkanweb/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco