Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Pse Edi Rama është tërbuar me RAI 3?

Telefonata e fundit me të birin/ Autori dhe ish-gruaja jetonin në një apartament, ja pse nisi sherri

Telefonata e fundit me të birin/ Autori dhe ish-gruaja jetonin në një apartament, ja pse nisi sherri

19:30, 24/09/2020
A+ Aa A-

Lefter Zhidro u ekzekutua sot nga policia pas disa orësh rrethimi dhe shkëmbimi zjarri.

71 vjeçari jetonte në banesë me ish-bashkëshorten dhe vajzën e tyre 14 vjeçare në lagjen “11 Nëntori” në Elbasan.

Ka qenë ky pikërisht shkaku i sherrit të sotëm që përfundoi në tragjedi.

Zhidro mësohet se nuk e ka honepsur dot faktin se ishte divorcuar.

Ai i kërkonte shpesh llogari ish-bashkëshortes.

E njëjta gjë ka ndodhur edhe ditën e sotme.

Gruaja nuk i është përgjigjur dhe kaq ka mjaftuar që midis palëve të nis konflikti.

Në momentin që policia ka shkuar të arrestojë 71 vjeçarin, pas denoncimit të gruas, Zhidro ka hapur zjarr drejt tyre, duke lënë të plagosur dy kalimtarë të rastit.

Për të bindur Zhidron të dorëzohet ka ndërhyrë edhe djali nga martesa e parë.

Ky i fundit ka biseduar me babain e tij por nuk ka mundur ta bindë.

Brenda apartamentit ku banonte Zhidro ka pasur një sasi të konsiderueshme municionesh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco