‘Bëni kujdes’/ Gruaja e të ekzekutuarit informoi policinë për municionet luftarake

‘Bëni kujdes’/ Gruaja e të ekzekutuarit informoi policinë për municionet luftarake

19:28, 24/09/2020
A+ Aa A-

Në dëshminë që ka dhënë, mësohet se gruaja e 71-vjeçarit Lefter Zhidro i ka dhënë informacione të rëndësishme policisë përpara se të ndërhynte në banesën ku ishte “ngujuar” autori, që qëlloi kundër policisë.

Sipas informacioneve, gruaja i ka thënë policisë se “në banesë ka municione”.

Ndërhyrja e RENEA-s ka qenë mjaft e kujdesshme, pasi i frikësohej edhe faktit që i moshuari kishte disa kallëpe tritoli dhe kapsolla në shtëpi përveç kallashnikovit.

71-vjeçari Lefter Zhidru u ekzekutua nga policia. Pas 5 orësh rezistencë, duke mos iu bindur thirrjeve të vazhdueshme të policisë për dorëzim, ai është vrarë pas përplasjeve me armë.

Pak para se të vritej ai kishte nisur të qëllonte mbi forcat RENEA, dhe nuk i bindej thirrjeve për dorëzim, duke qëlluar në mënyrë të vazhdueshme, ndërsa në fund policia arriti të hapte derën me shpërthim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco