Çfarë plani kishte i moshuari i ekzekutuar? Ja arsenali që gjeti policia

Çfarë plani kishte i moshuari i ekzekutuar? Ja arsenali që gjeti policia

19:14, 24/09/2020
A+ Aa A-

Pasi i moshuari nuk pranoi të dorëzohej dhe mbeti i vrarë pas shkëmbimit të zjarrit me RENEA-n gjatë ndërhyrjes së këtyre të fundit, grupi hetimor ka gjetur dhe sekuestruar në banesën e 71-vjeçarit një armë zjarri kallashnikov me të cilën dyshohet se ai ka qëlluar ndaj policisë mesditën e sotme, deri në orën 18:00, kur rezistenca e tij mori fund.

Sipas informacioneve nga grupi hetimor është gjetur gjithashtu një sasi e konsiderueshme municioni luftarak dhe disa kallëpe me lëndë plasëse të montuara me kapsolla detonatore gati për shpërthim.

Ende nuk dihet çfarë plani kishte i moshuari, pasi kishte bërë gati kapsollat për shpërthim.

Pas 5 orë negociatash, fillimisht nga Policia Vendore e Elbasanit dhe më pas nga grupi negociator i Reneas dhe i grupeve taktike të Reneas me shtetasin Lefter Zhidro, për t’u dorëzuar, ky shtetas nuk i është bindur në asnjë çast thirrjeve të Policisë për t’u dorëzuar, por ka reaguar me armë ndaj grupit negociator dhe grupeve taktike të Reneas që po negocionin me të.

Ndodhur në kushtet e mosbindjes për t’u dorëzuar, forcat speciale Renea kanë ngushtuar rrethimin e banesës ku ndodhej 71-vjeçari.

Shtetasi Lefter Zhidro, kur ka parë që forcat Renea po i afroheshin derës së banesës, ka hapur përsëri zjarr në drejtim të Policisë.

Në kushte të larta sigurie për jetën e punonjësve të Policisë, Renea i ka bërë përsëri thirrje për të hapur derën dhe t’i dorëzohej Policisë, por përsëri 71-vjeçari ka reaguar me armë dhe në këto kushte Renea ka shpërthyer derën për të hyrë në banesë.

Në momentin që forcat speciale Renea po ndërhynin në banesë 71-vjeçari ka sulmuar përsëri me breshëri plumbash forcat Renea duke rrezikuar seriozisht jetën e tyre, por falë mburojës metalike kolektive nuk është lënduar ansjë punonjës i Reneas.

Në kushtet e vetëmbrojtjes forcat speciale Renea i janë kundërpërgjigjur më zjarr dhe gjatë shkëmbimit të zjarrit, 71-vjeçari ka mbetur i vrarë, njoftoi Policia./ Panorama/

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Fred GjOKA26/09/2020 09:59

Dmth paska patur arsenal mjetesh luftarake por ju te SYRIT dje shkruanit ndryshe dhe ironizonit Top Channel per lajme te paverteta, hajde c'vete hajde, rremuje portalesh

Shto koment

Denonco