Përplasja me armë me policinë, nis ndërhyrja  në banesën e Lefter Zhidros

Përplasja me armë me policinë, nis ndërhyrja në banesën e Lefter Zhidros

17:19, 24/09/2020
A+ Aa A-

Ka filluar ndërhyrja e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë dhe Reneas në banesën e shtetasit ‘Lefter Zhidro’ i cili prej disa orësh terrorizon zonën ku banon në lagjen ‘11 nëntori’ në Elbasan me armë zjarri.

Dyshohet se në banesën e Zhidros ka një arsenal armësh të paspecifikuara, ndërkohë që forcat e ndërhyrjes së shpejtë pritet të kryejnë neutralizimin fillimisht me gaz lotsjellës.

RENEA ndodhet aktualisht në katin e dytë të banesës, ndërsa në vendngjarje mësohet se ka mbërritur në këto dhe Drejtori i Pergjithshëm i Policisë, Ardi Veliu.

Në vendngjarje më parë ka shkuar dhe Drejtori i Departamentit të Policise Kriminale, Tonin Vocaj, bashkë me Drejtorin për Krimet e Rënda, Arben Dashi.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco