‘Të lutem babi dorëzohu…’/ Konflikti me policinë, vajza me gruan e tretë thirrje të atit të hedhë armën

‘Të lutem babi dorëzohu…’/ Konflikti me policinë, vajza me gruan e tretë thirrje të atit të hedhë armën

16:54, 24/09/2020
A+ Aa A-

Lefter Zhidro, ka më shumë se tre orë që qëndron I mbyllur në banesën e tij ku kundërshton me armë zjarri forcat e shumta të policisë që kanë rrethuar banesën e tij në lagjen ’11 Nëntori’ në Elbasan.

Në skenë ka dalë edhe vajza nga gruaja e tij e tretë me të cilën është divorcuar.

Vajza e tij po negocion me telefon me babain, në mënyrë që ky i fundit të hedhë armë dhe të dorëzohet.

Lefter Zhidro nga Saranda me banim në Elbasan mësohet se sapo ishte ndarë nga gruaja e tij e tretë, Floresha.

Ishte kjo e fundit që bëri denoncimin në polici, pas një konflikti që kishte me ish-bashkëshortin e saj.

Njëri nga djemtë e Lefter Zhidros jeton i vetëm, ndërsa djali tjetër në Norvegji.

Ndërsa me gruan e tretë ka vetëm një vajzë, e cila po komunikon me të atin me qëllim dorëzimin e tij.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco