EMRAT/ Kush janë dy të rinjtë që u plagosën në Elbasan, cila është gjendja e tyre

EMRAT/ Kush janë dy të rinjtë që u plagosën në Elbasan, cila është gjendja e tyre

14:20, 24/09/2020

Adenour Dilaver Konaxhiu 21 vjeç dhe Ledio Soraci 22 vjec janë të plagosurit e sotëm nga plumbat që zbrazi mbi policinë Lefter Zhidru, 71 vjeç. Ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

 Ngjarja e rëndë në lagjen “11 Nëntori” po vijon të trondisë qytetin, pasi i moshuari është futur në banesë dhe vazhdon të qëllojë me armë zjarri kallash në drejtim të forcave të Policisë.

Në njoftimin e saj policia tha se si pasojë e të shtënave janë plagosur jashtë rrezikut për jetën dy shtetas, “Ledio Soraci., 22 vjeç dhe Adenour Konaxhiu, 21 vjeç, kalimtarë të rastit, në momentin që ky shtetas ka filluar të qëllonte me armë në drejtim të Policisë”.

Në ndihmë të Policisë lokale janë nisur menjëherë forcat e FNSH dhe të RENEA-s, për të bërë neutralizimin dhe kapjen e shtetasit që vijon të qëllojë me armë në drejtim të Policisë.

Shtetasi Lefter Zhidru vijon të qëllojë me armë duke bërë rezistencë edhe pas thirrjeve të pandërprera të Policisë.

Banesa nga e cila po qëllon ky shtetas është e rrethuar dhe Policia ka vendosur një perimetër të gjerë rrethimi, për të parandaluar dëmtimin e kalimtarëve të tjerë të rastit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco