VIDEO/ Plumba ndaj policisë në Elbasan, SYRI TV sjell pamje nga vendngjarja

VIDEO/ Plumba ndaj policisë në Elbasan, SYRI TV sjell pamje nga vendngjarja

13:46, 24/09/2020
A+ Aa A-

Vijnë dhe pamjet e para nga vendi i ngjarjes në Elbasan, ku një person po qëllon ndaj policisë.

Korrespondenti i SYRI TV në Elbasan, që po ndjek ngjarjen, ka sjellë dhe pamjet nga vendi, ku policia e ka rrethuar dhe po negocion me personin që po qëllon me armë.

Burime nga policia thanë për SYRI.net se në lagjen ‘11 nëntori’ është njoftuar për një konflikt familjar.

Në vendngjarje kanë shkuar shqiponjat dhe Patrulla e Përgjithshme dhe personi që ka bërë konflikt në familje, po qëllon me armë drejt policisë.

Forcat e policisë janë pozicionuar dhe po i bëjnë thirrje personit te dorëzohet.

Në ndihmë të Policisë së Elbasanit po nisen menjëherë FNSH dhe forcat e specializuara të RENEA-s.

Deri tani nuk ka të dhëna për të plagosur apo të dëmtuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco