Hetimet për ‘Audin Q7’/ Klevis Kapllani strehoi një person të rrezikshëm

Hetimet për ‘Audin Q7’/ Klevis Kapllani strehoi një person të rrezikshëm

13:39, 24/09/2020
A+ Aa A-

Pas vrasjes së Klevis Kapllanit në Rrogozhinë në 15 shtator, i cili u gjet i pajetë në makinën e tij, mund të fshihet një person i shpallur në kërkim me rekorde të theksuara kriminale, me të cilin i riu kishte lidhje të ngushta.

Në këtë konkluzion ka arritur grupi i posaçëm hetimor i ngritur për zbardhjen e ngjarjes së rëndë. ‘BalkanWeb’ raporton se grupi hetimor ka sekuestruar kamera të sigurisë pranë banesës së 33-vjeçarit dhe ka marrë në pyetje familjarë të tij.

Nga këqyrja e kamerave, ka rezultuar se në ditët e para të shtatorit në banesën e tij 33-vjeçari ka strehuar personin e rrezikshëm që vazhdon t’i fshihet drejtësisë.

Ka dyshime se Kapllani mund të ketë bashkëpunuar me të kërkuarin për disa ngjarje kriminale të ndodhura në muajt e fundit në trekëndëshin Elbasan-Durrës-Rrogozhinë. Përveç strehimit Kapllani dyshohet se e ka ndihmuar edhe me transport pasi në të paktën një rast makina e autorëve të një vrasjeje në Durrës është djegur rreth 2 kilometër larg banesës së Klevis Kapllanit.

Dyshimet në lidhje me përfshirjen e 33-vjeçarit Klevis Kapllani në aktivitete kriminale në Shqipëri përveç precedentëve për trafik droge në Itali forcohen edhe më tej për faktin se 3 ditë para vrasjes ai u ka dhënë mjetin e tij ‘Audi Q7’ në përdorim personave ende të paidentifikuar, me të cilët kishte rënë dakord për t’ia kthyer në datën 14 shtator. Vetëm një ditë më pas ai u gjet i ekzekutuar me breshëri plumbash në rrugën pranë shtëpisë.

Mjeti ‘Audi’ është shpallur në kërkim nga policia dhe po punohet për identifikimin e personave që e kanë në përdorim atë për të parë nëse janë të përfshirë në ngjarje. Policia beson se personi i kërkuar, që mund të ketë gisht në vrasjen e Kapllanit, e ka kthyer në mënyrë të funksionuari eliminimin e bashkëpunëtorëve të tij, për të zhdukur çdo gjurmë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco