Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Vrasja në Rrogozhinë/ Kush e nxori ne pritë Klevis Kapllanin, në kërkim shoku i tij...

Vrasja në Rrogozhinë/ Kush e nxori ne pritë Klevis Kapllanin, në kërkim shoku i tij...

13:35, 24/09/2020
A+ Aa A-

Hetuesit kanë dyshime se një shok i ngushtë i Klevis Kapllanit ta ketë nxjerrë në pritë 33-vjeçarin i cili u ekzekutua mesnatën e 15 shtatorit në Rrogozhinë, ndaj është shpallur në kërkim policor. Për zbardhjen e kësaj ngjarje policia gjithashtu është duke verifikuar lidhjen e viktimës me vrasjet e korrikut në Elbasan, ku mbetën të vdekur Emiljano Ramazani dhe Regis Runaj.

Policia ka shpallur në kërkim shokun e ngushtë të Klevis Kapllanit, 33-vjeçarit që u ekzekutua javën e shkuar në qytetin e Rrogozhinës.

Identiteti i të dyshuarin nuk bëhet i ditur nga policia për arsye hetimore, por blutë kane dyshime se ka qenë pikërisht ai personi që ka nxjerrë në pritë Kapllanin, i cili u qëllua për vdekje 200 metër nga banesa e tij.

Ai dyshohet nga policia se ka bashkëpunuar me autorët e ngjarjes, për vrasjen e Klevis Kapllanit.

Ekzekutimi i Klevis kapllanit në Rrogozhinë vijon të jetë ende ngjarje e pa autor, ndërsa grupi hetimor i ngritur për këtë ngjarje është duke verifikuar lidhjet e viktimës me vrasjes e ndodhur në korrik në qytetin e Elbasanit.

Pas marrjes në pyetje të familjarëve të 33-vjeçarit, hetuesit kanë zgjeruar listën e personave të pyetur, ku së fundmi u janë marrë deklarimet dhe rrethit shoqëror të Kapllanit.
Burime nga policia bëjnë me dije se ndër emrat që kanë dhënë miqtë e Kapllanit kanë qenë dhe emrat e Emiljano Ramazanit apo Regis Runajt të vrarë në korrik ngjarje që tronditën Elbasanin.

Dyshimet e hetuesve janë se 33-vjeçari, i njohur ndryshe edhe me emrin Bledar, mund të ketë pasur informacione lidhur me ngjarjet e fundit të ndodhura në qarkun e Elbasanit.

Një tjetër lidhje që po verifikohet është dhe shoqëria që viktima ka patur me Nuredin Dumanin, i cili ndodhet në kërkim për vrasjen e dy vëllezërve Haxhia në Durrës.

Krahas këtyre dyshimeve pistë kryesore e hetimeve vijon të jetë ajo e hakmarrjes për shkak të trafikut te drogës mes Italisë e Holandës.

33-vjeçari Kapllani ka qenë dy herë i dënuar në Itali për trafik droge.

Për këtë arsye, pala shqiptare i është drejtuar autoriteteve të huaja me një letër-porosi për të siguruar të dhëna mbi aktivitetin e Kapllanit, që mund t’i ndihmojë ata për identifikimin e autorëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco