Trafik droge dhe grup terrorist/ OFL kërkon pasurinë e 5 të dënuarve

Trafik droge dhe grup terrorist/ OFL kërkon pasurinë e 5 të dënuarve

13:25, 24/09/2020
A+ Aa A-

Të dënuar për pjesëmarrje në organizatë terroriste dhe për trafik drogash.

OFL u ka çuar letrën 5 personave, një krutani dhe 4 lushnjarëve, ku u kërkon që të deklarojnë pasurinë e tyre.

Ata janë: Bledar Çoraj nga Kruja dhe Donika dhe Arta Çoku, Baki Çoku, Aldo Kobuzi, të gjithë nga Divjaka.

Njoftimi i Policisë së Shtetit:

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

B. Ç., banues në Krujë, i dënuar për veprën penale ‘Trafikimi i narkotikëve’;

D. Ç., banuese në Divjakë, e shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi është dënuar nga Gjykata e Milanos, për veprën penale ‘Pjesëmarrje në grup terrorist’, parashikuar nga Kodi Penal italian;

A. Ç., banuese në Divjakë, e dënuar nga Gjykata e Milanos, për veprën penale ‘Pjesëmarrje në grup terrorist’, parashikuar nga Kodi Penal italian;

B. Ç., banues në Divjakë, i dënuar nga Gjykata e Milanos, për veprën penale ‘Pjesëmarrje në grup terrorist’, parashikuar nga Kodi Penal italian;

A. K., banues në Divjakë, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi është dënuar nga Gjykata e Milanos, për veprën penale ‘Pjesëmarrje në grup terrorist’, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco