Shpërthimi me tritol në makinën e Preng Gjinit/ I dyshuari, pjesëtar i familjes Reçi

Shpërthimi me tritol në makinën e Preng Gjinit/ I dyshuari, pjesëtar i familjes Reçi

12:31, 24/09/2020
A+ Aa A-

Shpërthimi me tritol në Tiranë ku u plagos Preng Gjini e ka një të dyshuar.

Burimet konfirmojnë se për këtë ngjarje të rëndë ka një person të dyshuar, i cili është kapur nga kamerat.

Ky konkluzion vjen pas hetimeve intensive për ngjarjen që tronditi kryeqytetin më 15 shtator dhe mbledhjes së provave dhe pamjeve të kamerave të sigurisë.

Mësohet se i dyshuari shfaqet ne kamera duke u larguar me vrap në momentin e shpërthimit.

Personi në fjalë dyshohet se është i afërt me familjen Reçi.

Sipas pamjeve të kamerave të sigurisë, autori rezulton i veshur me bluzë të zezë, xhinse të errëta dhe kapele.

Ndërkohë pikërisht për këtë ngjarjes sot u mbajt një takim Polici-Prokurori mes drejtuesve të dy institucioneve.

Dyshohet se atentati ndaj Gjinit erdhi për shkak të prishjes së pazareve të drogës mes familjeve Reçi e Gjini.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco