Nisin arrestimet/ Gjykata Speciale prangos ish-shefin e inteligjencës së FSK-së

Nisin arrestimet/ Gjykata Speciale prangos ish-shefin e inteligjencës së FSK-së

12:13, 24/09/2020
A+ Aa A-

Salih Mustafa, ish-shef i inteligjencës së FSK-së dhe ish-eprori i UÇK-së në zonën Operative të Llapit, i cili e ka drejtuar njësitin e quajtur BIA, është arrestuar sot.

Siç raportojnë mediat, ai është arrestuar nga EULEX-i, në mëngjesin e sotëm në shtëpinë e tij.

Familjarët kanë konfirmuar për Gazetën Insajderi se Mustafa, sipas deklaratave të zyrtarëve të EULEX-it, është nisur në drejtim të Hagës.

Mustafa ishte intervistuar nga prokurorët e Dhomave të Specializuara, në nëntor të vitit të kaluar, në cilësinë e të dyshuarit për krime lufte.

Gjykata Speciale njofton se ka dhënë urdhër për arrestimin e Sali Mustafës, ish-shef i inteligjencës së FSK’së, që ka qenë pjesëtar i UÇK’së. Specialja thotë se ai u arrestua pas aktakuzës të konfirmuar.

“Salih MUSTAFA u arrestua sot në Kosovë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në bazë të një fletarrestimi, urdhri për transferim dhe aktakuzës së konfirmuar, të lëshuara nga një gjykatës i procedurës paraprake i Dhomave të Specializuara të Kosovës”, thuhet në njoftimin e Speciales.

“Z. MUSTAFA po transferohet në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë dhe do të dalë para gjykatësit të procedurës paraprake pa vonesë të papërligjur”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco