‘Lëre pijen dhe puno’, 26-vjeçari, dajak të dashurës dhe marrëdhënie seksuale me forcë, shpallet në kërkim

‘Lëre pijen dhe puno’, 26-vjeçari, dajak të dashurës dhe marrëdhënie seksuale me forcë, shpallet në kërkim

11:35, 24/09/2020
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë është raportuar në policinë e Tiranës, ku një 26-vjeçar është shpallur në kërkim pasi akuzohet se rrahu dhe kreu marrëdhënie seksuale me dhunë me të dashurën e tij. Burime zyrtare bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet J. C.

‘BalkanËeb’ shkruan se i riu akuzohet se në mënyrë të përsëritur ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj të dashurës së tij, si dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me të, pa dëshirën e saj.

Kësaj të fundit iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes. Po ashtu mësohet se 26-vjeçari kishte varësi nga alkooli dhe nuk punonte. Ndërkohë, që konfliktet në çift ishin sepse vajza i kërkonte të punonte dhe ky e dhunonte dhe kryente marrëdhënie pa dëshirën e saj. Aktualisht policia po punon për kapjen dhe shoqërimin e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco