Arrestohet një polic me uniformë duke transportuar 6 refugjatë sirianë

Arrestohet një polic me uniformë duke transportuar 6 refugjatë sirianë

11:09, 24/09/2020
A+ Aa A-

Një tjetër punonjës policie është arrestuar nga Policia e Shtetit duke transportuar refugjatë sirianë nga Korça për në Tiranë, me qëllim që t’i dërgonte në vendet e BE-së. I arrestuari është S.H, 59 vjeç, punonjës policie në burgun e Peqinit.

Policia e Elbasanit dhe ajo e Gramshit , pas informacioneve nga burime të veta se dy persona transportonin nga Korça, disa shtetas nga vendet e treta që kishin kaluar ilegalisht kufirin, arrestuan E. Gj, 24 vjeç, banues në Tiranë dhe S. H, 59 vjeç, banues në Gramsh.

Ky  fundit, S.H, rezultoi se ishte punonjës policie në burgun e e Peqinit dhe ishte me uniformë  në momentin e arrestimit. Prangat iu vunë  për veprat penale "Mbajtje pa të drejtë e uniformës" dhe "Shpërdorim i detyrës".

Të dy u kapën  në qytetin e Gramshit, duke transportuar me mjetin e tyre, 6 shtetas sirianë, për të kaluar kufirin, me destinacion vendet e BE-së.

Në cilësinë e provave materiale u sekuestruan 4 aparate celulari, një armë zjarri, stema dhe dokumenti i policisë i shtetasit S. H., si dhe mjetin me të cilin qarkullonin të dy të arrestuarit.

Në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan vazhdojnë hetimet për vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco