DETAJE/ 200 deri në 500 euro për një provim, ja si u arrestua pedagogu në Korçë

DETAJE/ 200 deri në 500 euro për një provim, ja si u arrestua pedagogu në Korçë

10:04, 24/09/2020
A+ Aa A-

Gjatë orëve të fundit është arrestuar një pedagog  në Korçë i akzuar se u merrte para studentëve për një notë kaluese në provime.

Ndërkohë detaje të reja janë bërë publikë në lidhje me këtë arrestim.

Sipas burimeve ëe Syri.net policia nuk ka pasur denoncim nga studentet , kanë qënë informacionet e policisë që kanë cuar në një hetim më të gjërë për aktivitetein e pedagogut dhe sesrit të tij.

Alket Dino pedagog dhe Xhevi Dervishi janë dy të arrestuarit.

Forcat blu kanë vendosur në hetim për një periudhë rreth 1 muaj, ku ky i fundit është hetuar dhe shumat e marra nuk kanë qënë fikse por varionin nga 200 deri në 500 euro, kjo sipas rëndësisë së lëndës dhe numrit të krediteve.

Njoftimi i policisë

Korçë

Specialistët për Hetimin kundër Korrupsionit në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, nën drejtimin e SPAK, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

A. D., 34 vjeç, banues në Korçë (me detyrë pedagog pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës dhe atyre Humane) dhe Xh. D., 35 vjeç (sekser) të dy banues në Korçë.

Shtetasit e mësipërm, janë kapur në afërsi të këtij Fakulteti me një sasi prej 300 eurosh dhe 50.000 lekë, të cilat nga hetimet e kryera dyshohet se i kanë përfituar në mënyrë të kundërligjshme nga studentët, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë për veprat penale "Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike", "Korrupsioni aktiv" dhe "Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco