Në kërkim ndërkombëtar për vjedhje në Gjermani, arrestohet në Morinë 35 vjeçari Foto ilustruese

Në kërkim ndërkombëtar për vjedhje në Gjermani, arrestohet në Morinë 35 vjeçari

09:48, 24/09/2020
A+ Aa A-

Eshtë arrestuar nga policia në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar të Morinit një përson i cili ishte shpallur në kërkim nga Gjermania.

Ai është shtetas N. B., 35 vjeç, banues në Vinarc, Kosovë.

“Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas rezultoi person në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Dortmundit, Gjermani, ka lëshuar ndaj tij urdhër-arrestin ndërkombëtar, për veprën penale "Vjedhja", parashikuar nga Kodi Penal i Gjermanisë”.

Ja njoftimi i policisë:

Morin, Kukës

Policia Kufitare kap dhe vë në pranga një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Gjermania.

Në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar të Morinit, shërbimet e Policisë Kufitare, si rezultat i masave të shtuara dhe shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, bënë ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar:

N. B., 35 vjeç, banues në Vinarc, Kosovë.

Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas rezultoi person në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Dortmundit, Gjermani, ka lëshuar ndaj tij urdhër-arrestin ndërkombëtar, për veprën penale "Vjedhja", parashikuar nga Kodi Penal i Gjermanisë.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Kukës bënë arrestimin provizor, me qëllim ekstradimin e tij drejt Gjermanisë, mbështetur në “Konventën Evropiane të Ekstradimit” të vitit 1957.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco