FOTO/ 'Me euro dhe lekë me vete’, si u arrestua padagogu dhe sekseri

FOTO/ 'Me euro dhe lekë me vete’, si u arrestua padagogu dhe sekseri

09:19, 24/09/2020
A+ Aa A-

Gjatë orëve te fundit janë arrestuar në Korçë një pedagog dhe një sekser i tij, pasi dyshohen se në shkëmbim të shumave monetare, ata jepnin provimet për studentët.

Mësohet se këta të dy vinin ‘gjoba’ që duhet të paguanin studentët që të merrnin një notë kaluese.

Alket Dino pedagog dhe Xhevi Dervishi janë dy të arrestuarit.

“Shtetasit e mësipërm janë kapur në afërsi të këtij Fakulteti me një sasi prej 300 eurosh dhe 50.000 lekë, të cilat nga hetimet e kryera dyshohet se i kanë përfituar në mënyrë të kundërligjshme nga studentët, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”, thotë policia.

Ja njoftimi:

Korçë

Specialistët për Hetimin kundër Korrupsionit në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, nën drejtimin e SPAK, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

A. D., 34 vjeç, banues në Korçë (me detyrë pedagog pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës dhe atyre Humane) dhe Xh. D., 35 vjeç (sekser) të dy banues në Korçë.

Shtetasit e mësipërm, janë kapur në afërsi të këtij Fakulteti me një sasi prej 300 eurosh dhe 50.000 lekë, të cilat nga hetimet e kryera dyshohet se i kanë përfituar në mënyrë të kundërligjshme nga studentët, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë për veprat penale "Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike", "Korrupsioni aktiv" dhe "Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm".

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco