Rikthehet frika/ Shtatë tërmetet që tronditën zonën mes Cërrikut dhe Belshit

Rikthehet frika/ Shtatë tërmetet që tronditën zonën mes Cërrikut dhe Belshit

09:16, 24/09/2020
A+ Aa A-

Të paktën shtatë lëkundje të tokës janë ndjerë sipas Institutit të Gjeoshkencës që prej mbrëmjes së djeshme në Shqipëri.

Lëkundjet kanë pasur si epiqendër zonën mes Cerrikut dhe Belshit duke shkaktuar panik tek banorët, ndërsa nuk raportohet për dëme materiale apo në njerëz.

Lëkundja e parë ishte mbrëmë pak para mesnatës me magnitudë 3.1 të shkallës Rihter, ndërsa më e forta ishte 4.5 e shkallës Rihter, sërish me epiqendër zonën e Cërrikut.

Një tjetër tërmet ra mëngjesin e sotëm disa kilometra më në jug, me epiqendër Dumrenë në Belsh. Tërmeti pati një magnitudë 3.2 të shkallës Rihter.

Tërmetet po ndodhin në një epiqendër të re, ndërsa një vit më parë Shqipëria u godit nga dy tërmete të forta, njeri në 21 shtator me force 5.8 me epiqendër Hamallaj dhe tjetri me forcë më të madhe më 26 nëntor me epiqendër në det përballë Durrësit që shkaktoi dhjetëra viktima dhe me mijëra banesa të shkatërruara.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco