Edhe Elbasani zgjohet nga 2 tërmete

Edhe Elbasani zgjohet nga 2 tërmete

07:40, 24/09/2020
A+ Aa A-

Qyteti i Elbasanit është zgjuar nga lëkundjet e tërmetit ditën e sotme.

Termeti i parë sipas EMSC ka ndodhur në orën 2: 35 A.M , me magnitudë 3 të shkallës rihter. 

Ndërsa lëkundja e dytë ka ndodhur në orën 5 të mëngjesit dhe kishte magnitudë 3.2 të shkallës rihter. 

Image

Image

Ndërkohë  që lëkundjet kanë vazhduar dhe mbrëmjen e djeshme në Elbasan.

Sipas IGJEUM në Cërrik janë regjistruar  3 lëkundje mbrëmjen e djeshme brenda pak minutash.

Lëkundjet e para ishin në orën 23:25 P.M me magnitudë 4.6 i shkallës rihter.

Ndërsa lëkundjet e dyta janë regjistruar pak minuta më minuta më vonë me magnitudë 2.6 të shkallës rihter dhe i fundit në 23: 44 me magnitudë 3 të shkallës rihter.

Lëkundje janë ndier gjithashtu dhe në qytetin e Belshit ( Elbasan) mëngjesin e sotëm me magnitudë 2.5 të shkallës rihter dhe me një thellësi prej 15 km.

 

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco