Shqiptari në telashe, në ‘arrest shtëpie’ shiste kokainë

Shqiptari në telashe, në ‘arrest shtëpie’ shiste kokainë

21:50, 23/09/2020

Sërish telashe për një shqiptar në Itali, i cili ishte në arrest shtëpie pasi kishte qëndruar 2 muaj në burg.

Mediat italiane raportojnë se shqiptari, identiteti i të cilit nuk dihet, është arrestuar nga policia pasi shiste drogë në banesën e tij në Pescaro.

Karabinierët kapën një italian teksa kishte blerë 2 doza kokaine tek shqiptari.

Gjatë kontrollit në banesën e shqiptarit u sekuestruan 80 gramë kokainë, të fshehur në një kavanoz si dhe në xhepin e një xhakete u gjetën 11 mijë euro.

Shqiptari u arrestua, ndërsa ndodhet në burgun e Villa Fastiggi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco