Ishte kthyer në hallin e lagjes/ Kush është ‘Qorri’ që u ekzekutua mbrëmë nga policia

Ishte kthyer në hallin e lagjes/ Kush është ‘Qorri’ që u ekzekutua mbrëmë nga policia

20:01, 23/09/2020

Besnik Shala i njohur me nofkën “Qorri” u vra të martën në mbrëmje nga ana e zyrtarëve të Policisë së Kosovës në “Lagjen e Trimave” në Prizren. Ai fillimisht kishte bere rezistence ndaj policisë e më pas kishte gjuajtur në drejtim të tyre edhe me armë zjarri. Policët për vetëmbrojtje i janë kundërpërgjigjur me armë zjarri “Qorrit” dhe si pasojë ai humbi jetën.

Por kush ishte personi i cili u vra mbrëmë nga ana e Policisë së Kosovës?

Sipas hetuesisë kosovare, personi në fjalë kishte të kaluar kriminale. Akuzohej për dy raste të tentim-vrasjeve. Rastin e fundit e kishte pasur më 16 shtator të këtij viti.

E gjithë lagjja ishte në hall nga ai. Besnik Shala, 32 vjeç, i njohur me nofkën “Qorri”, qe një kohë po jetonte në “Lagjen e Trimave” në Prizren. Por aty, ai vazhdimisht kishte bërë probleme me fqinjët. Madje në disa raste kishte intervenuar edhe Policia e Kosovës. Njësoj kishte bërë edhe në mbrëmjen e 22 shtatorit. E kur policia e kishte lokalizuar vendndodhjen e tij, Besnik Shala – Qorri kishte filluar të shtijë në drejtim të zyrtarëve të Policisë së Kosovës të cilët kishin shkuar atje për ta arrestuar.

Por tashmë viktima, kishte rezistuar që t’u përgjigjej urdhrave të Policisë. Madje, mbrëmë kishte nisur edhe të shtëna ndaj zyrtarëve policorë.

Duke u gjendur në një situatë të tillë, zyrtarët policorë kanë shtënë në drejtim të Qorrit. Personi në fjalë ka ndërruar jetë pas plumbave të marrë në vendin e ngjarjes.

Detaje kanë dhënë zyrtarët nga ana e Policisë së Kosovës. Shaban Osmanollaj nga PK-ja e Prizrenit ka deklaruar se i dyshuari kishte vepra të ndryshme kriminale.

Ai akuzohej për dy tentativa-vrasje. Rastin e fundit për veprën penale ‘tentim vrasje’ e ka pasur me datë 16 të këtij muaji. “Personi në fjalë ka qenë i njohur për zyrtarët policorë të Kosovës. Akuzohej për dy raste të tentim-vrasjes. Në lagjen ku ai ka jetuar në vazhdimësi ka shkaktuar probleme. Me datë 16 të këtij muaji ai dyshohej edhe për veprën penale të ‘Tentim vrasjes’, ka thënë Osmanollaj.

Osmanollaj ka deklaruar se tashmë i ndjeri ka qenë në kërkim e ndaj tij ishte leshuar fletë arrest nga Prokuroria në Prizren. I dyshuari akuzohet për tentim vrasje.

Por, kush është Besnik Shala – Qorri dhe me çfare lidhet e kaluara e tij? Qorri akuzohej për të paktën tri vepra penale, atë të “tentim vrasjes”, “vjedhje e rëndë”, “armëmbajtje pa leje” si dhe dyshohet për “kontrabandim të narkotikëve”.

Në vendin e ngjarjes është gjetur një armë e zjarrit-pistoletë, me të cilën dyshohet se Qorri ka shtënë në drejtim të zyrtarëve policorë, si dhe dy granata dore. Ai u vra në vendin e ngjarjes me dy plumba. Për vdekjen e këtij personi dhe gjendjen në të cilën ai ka shkuar në Spitalin Rajonal të Prizrenit, ka folur drejtori i spitalit, Afrim Avdaj.

“Në ora 19:40 minuta të datës së djeshme është pranuar një pacient pa shenja jete. Lëndim me armë zjarri i regjistruar dhe konfirmuar nga mjeku kujdestar me plagë në kokë dhe në kofshën e majtë. Mjeku kujdestar për këtë rast e ka konfirmuar vdekjen”, ka deklaruar Avdaj.

Familjarët janë shprehur të revoltuar me zyrtarët policorë për mënyrën se si u vra Qorri.

“Mënyra se si u vra familjari jon është skandaloze. As në kohë të luftës nuk ka ndodhur kështu. Nuk ka qenë zgjidhje vrasja. Ai (Besniku) ka qenë në burg. Pse nuk e kanë mbajt po e kanë lëshu meqenëse ka qenë kriminel?. E me ardh me gjujtë këtu e me na i terrorizua fëmijët kjo nuk është dashtë me ndodhë. Djali nevë na shkoj”, ka deklaruar për Express familja e të ndjerit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco