Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Policia ekzekutoi mbrëmë ‘Qorrin’/ Ja çfarë thanë familjarët për vrasjen

Policia ekzekutoi mbrëmë ‘Qorrin’/ Ja çfarë thanë familjarët për vrasjen

17:39, 23/09/2020
A+ Aa A-

Besnik Shala, i njohur me nofkën “Qorri”, u vra të martën në mbrëmje nga ana e zyrtarëve të Policisë së Kosovës në “Lagjen e Trimave” në Prizren. Një ditë më pas, familja e tij po bëhej gati për të kryer ceremoninë e varrimit të trupit të pajetë të Qorrit. Ai u vra me dy plumba, një në kokë e një tjetër në kofshë. Shala sipas organeve të hetuesisë, kishte të kaluar kriminale.

Madje disa herë ai kishte qenë edhe në burg. Por, familja e të ndjerit shprehet e revoltuar për këtë veprim të organeve të hetuesisë.

Ajo thotë se viktima është dashur të jetë në burg e jo në varr.

Në një shtëpi dykatëshe, në mesditën e së martës, kishte qëndruar Besnik Shala, 32 vjeç, i njohur më ndryshe si ‘Qorri’. Ky person sipas zyrtarëve të policisë së Kosovës kishte të kaluar kriminale. Së fundmi ai po kërkohej nga hetuesia për një vepër penale ‘Tentim vrasje’ të cilën dyshohet se ai e kishte kryer para një jave (16 shtator).

Por derisa policia po e kërkonte për arrestim, 32-vjeçari me armë zjarri nga ambientet e shtëpisë së tij kishte shtënë në drejtim të zyrtarëve policorë.

Zyrtarët policorë kanë shtënë në drejtim të të dyshuarit duke e lënë të vdekur.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

gjergji23/09/2020 18:58

Bravo policise

Shto koment

Denonco