Emrat e mjekëve/ Bluzat e bardha protestë nesër te QSUT, policia nuk u jep leje

Emrat e mjekëve/ Bluzat e bardha protestë nesër te QSUT, policia nuk u jep leje

16:33, 23/09/2020
A+ Aa A-

Mjekët kanë paralajmëruar ditën e nesërme një protestë në oborrin e Qendrës Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’.

Mësohet se bluzat e bardha kanë kërkuar leje në polici për të vijuar protestën, ndërsa iu është refuzuar.

Nga ana tjetër policia në përgjigjen e saj pohoi se nuk lejohen grumbullimet në kohë Covid-i.

Por përse do të protestojnë mjekët? Sindikata thekson se protesta ka për qëllim sensibilizimin dhe llogaridhënien e institucioneve përgjegjëse për garantimin e pagave dinjitoze dhe kushteve të sigurisë dhe shëndetit në punë për punonjësit shëndetësorë për mbrojtjen e shëndetit dhe jetës së tyre në luftën me COVID-19.

‘Të bëhet sigurimi i jetë së personelit shëndetësor’, thanë mjekët.

Shkresa është firmosur nga mjekët: Anika Dokle, Arjan Harxhi, Arjan Mezini, Artan Distafa, Alban Dibra si dhe Gentian Stroni. Po ashtu mes mjekëve që kanë firmosur është dhe Alfred Gega, Alert Xhaja, Alketa Hoxha, Altin Kuqo, Arvin Dibra si dhe Amarildo Belshi. /Bw

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

noli23/09/2020 18:40

Bravo!

Shto koment

Denonco