Lajmi i fundit

LIVE/ 15 vjet, Shqipëria në NATO - Flet Kryetari i PD, Sali Berisha

EMRI/ Shpërndante hashash në doza të vogla, arrestohet 41-vjeçari

EMRI/ Shpërndante hashash në doza të vogla, arrestohet 41-vjeçari

13:46, 23/09/2020
A+ Aa A-

Policia e Kolonjës ka bërë me dije se ka rënë në pranga një 41-vjeçar i cili dyshohet se merrej me shpërndarjen e hashashit në doza të vogla.

Arrestimi i tij është bërë pas informacioneve që policia siguruar që 41-vjeçari merrej me shitjen e kanabisit.

Ai është Ilia Baze, 41 vjeç, banues në Leskovik.

Pas kontrollit në banesë atij i është gjetur një sasi lëndë narkotike kanabis, të cilën dyshohet se shtetasi i mësipërm do ta shpërndante në doza të vogla.

Ja njoftimi i policisë:

Kolonjë

Goditet një tjetër rast i tentativës për shpërndarje të lëndëve narkotike në doza të vogla.

Arrestohet në flagrancë 1 shtetas, njëkohësisht edhe poseduesi i lëndës narkotike.

Sekuestrohet një sasi lëndë e dyshuar kanabis.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kolonjë, në bashkëpunim me specialistët për hetimin e narkotikëve në DVP Korçë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të shpërndarjes së lëndëve narkotike kanë goditur një tjetër rast, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit I. B., 41 vjeç, banues në Leskovik.

Arrestimi i tij u bë pasi, nga informacione të siguruara në rrugë policore si edhe gjatë kontrollit trupor që shërbimet e policisë kanë ushtruar ndaj këtij shtetasi dhe më pas në banesën e tij, iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi me lëndë narkotike kanabis, të cilën dyshohet se shtetasi i mësipërm do ta shpërndante në doza të vogla.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco