EMRAT/ ‘Trafiku i të miturve, vjedhje dhe droge’, ja kush janë tre personat që do përballen me OFL

EMRAT/ ‘Trafiku i të miturve, vjedhje dhe droge’, ja kush janë tre personat që do përballen me OFL

12:44, 23/09/2020
A+ Aa A-

OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, edhe tre shtetasve gjatë ditës së sotme.

Fatos Xhambazi, banues në Korçë, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i të miturve” kryer në bashkëpunim.

Besnik Imeraj, banues në Durrës, idënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”;

Lutfi Shabani, banues në Durrës, i dënuar për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Ja njoftimi:

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

F. Xh., banues në Korçë, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i të miturve” kryer në bashkëpunim.

B. I., banues në Durrës, idënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”;

L. Sh., banues në Durrës, i dënuar për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco