I plagosuri rëndë në spital, arrestohen pas një muaji të rinjtë që e dhunuan

I plagosuri rëndë në spital, arrestohen pas një muaji të rinjtë që e dhunuan

09:50, 23/09/2020
A+ Aa A-

Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen e një muaji më parë, ku tre të rinj dhunuan një person.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Mihal Grameno”, me date 09.08.2020, ku pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, tre persona goditën me sende të forta shtetasin K.H., i cili ndodhet aktualisht i shtruar në spitalin e Traumës.

Në kuadër të operacionit të koduar “Kombinimi” policia vuri në pranga tre autorët e dyshuar të ngjarjes.

Ja njoftimi i plotë i policisë

Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur me datë 09.08.2020, ku mbeti i dëmtuar me sende të forta një shtetas.

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr.1, operacioni i koduar “Kombinimi”.

Kapen dhe ndalohen 3 shtetas, autorë të dyshuar të ngjarjes, të shpallur në kërkim për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje e kryer në bashkëpunim”.

Si rezultat i një punë të mirorganizuar dhe të pandërprerë për dokumentimin dhe kapjen e autorëve të kësaj ngjarjeje, nga Komisariati i Policisë Nr.1 u zhvillua operacioni Policor “Kombinimi”, në kuadër të të cilit u bë i mundur, kapja dhe ndalimi i autorëve të dyshuar të kësaj ngjarjeje, konkretisht :

S.Z., 23 vjeç, E.Z., 18 vjeç dhe  R.Ç, 31 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në rrugën “Mihal Grameno”, me date 09.08.2020, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta kanë goditur me sende të forta shtetasin K.H., i cili ndodhet aktualisht i shtruar në Spitalin e Traumës.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco