Lajmi i fundit

10 fakte dhe ‘rastësitë domethënëse’ që provojnë përfshirjen e Olsi Ramës në dosjen ‘Xibraka’

Rrahu vjehrrin dhe vjehrrën e motrës/ Arrestohet 23-vjeçari, në hetim babai i tij

Rrahu vjehrrin dhe vjehrrën e motrës/ Arrestohet 23-vjeçari, në hetim babai i tij

09:43, 23/09/2020
A+ Aa A-

Një 23-vjeçar është arrestuar nga policia, ndërsa babai i tij është vënë në hetim në gjendje të lirë pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë ushtruar dhunë ndaj vjehrrit dhe vjehrrës së vajzës së familjes së tyre.

Ndërkohë një tjetër person në Durrës, S.A., 32 vjeç është arrestuar pasi ka ushtruar dhunë dhunë fizike dhe psikologjike ndaj motrës së tij.

“Arrestohen në flagrancë 2 shtetas si dhe procedohet në gjëndje të lirë 1 tjetër, për veprën penale “Dhunë në familje”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës në familje arrestuan në flagrancë shtetasit:

S.A., 32 vjeç, banues në Durrës, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj motrës së tij.

E.C., 23 vjeç, si dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi K.C., 52 vjeç, banues në Durrës, pasi në banesë kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj shtetasve Z.L. dhe V.L., (vjehrri dhe vjehrra e motrës së shtetasit E.C.).

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco