Kush është ‘Qorri’ në Prizren, qëlloi mbi policinë por u vra gjatë përplasjes

Kush është ‘Qorri’ në Prizren, qëlloi mbi policinë por u vra gjatë përplasjes

09:44, 23/09/2020
A+ Aa A-

Besnik Shala i njohur me nofkën “Qorri” u vra të martën në mbrëmje nga ana e zyrtarëve të Policisë së Kosovës në “Lagjen e Trimave” në Prizren.

Ai fillimisht i kishte rezistuar arrestimit nga ana e policisë e më pas kishte gjuajtur në drejtim të tyre edhe me armë zjarri. Policët në vetëmbrojtje i janë kundërpërgjigjur me armë zjarri Qorrit dhe si pasojë e plumbave të shkrepur prizrenasi pësoi plagë vdekjeprurëse.

Por kush ishte personi i cili u vra nga ana e Policisë së Kosovës?

Sipas hetuesisë kosovare, personi në fjalë kishte të kaluar kriminale. Akuzohej për dy raste të tentiveës për vrasje. Rastin e fundit e kishte pasur më 16 shtator të këtij viti, shkruan Express.

E gjithë lagjja ishte në hall prej tij.

Besnik Shala, 32 vjeç, i njohur me nofkën “Qorri”, qe prej disa kohësh po jetonte në “Lagjen e Trimave” në Prizren. Por aty, ai vazhdimisht kishte bërë probleme me fqinjët. Madje në disa raste kishte ndërhyrë edhe Policia e Kosovës.

Njësoj kishte bërë edhe në mbrëmjen e 22 shtatorit. E kur policia e kishte lokalizuar vendndodhjen e tij, Besnik Shala – Qorri, kishte filluar të qëllojë në drejtim të zyrtarëve të Policisë së Kosovës të cilët kishin shkuar atje për ta arrestuar.

Por tashmë viktima, kishte rezistuar që t’u përgjigjej urdhrave të Policisë. Madje, mbrëmë kishte nisur edhe të shtënat ndaj zyrtarëve policorë.

Duke u gjendur në një situatë të tillë, zyrtarët policorë kanë qëlluar në drejtim të Qorrit. Personi në fjalë ka ndërruar jetë pas plumbave të marrë në vendin e ngjarjes.

Në një përgjigje për Gazetën Express, detaje kanë dhënë zyrtarët nga ana e Policisë së Kosovës. Shaban Osmanollaj nga PK-ja e Prizrenit ka deklaruar se i dyshuari kishte vepra të ndryshme kriminale.

Ai akuzohej për dy tentativa-vrasjejr. Rastin e fundit për veprën penale ‘tentativë vrasje’ e ka pasur me datë 16 të këtij muaji.

“Personi në fjalë ka qenë i njohur për zyrtarët policorë të Kosovës. Në lagjen ku ai ka jetuar në vazhdimësi ka shkaktuar probleme. Me datë 16 të këtij muaji ai dyshohej edhe për veprën penale të ‘Tentativës së vrasjes’, ka thënë Osmanollaj.

Osmanollaj ka deklaruar se tashmë i vdekuri ka qënë i kërkuar me flet arrest nga Prokuroria në Prizren. I dyshimti ka pasur fletarrest për tentim vrasje.

Por, kush është Besnik Shala – Qorri dhe me çka lidhet e kaluara e tij?

“Qorri”, akuzohej për të paktën tri vepra penale. Atë të ‘Tentim vrasjes” “Vjedhje e rëndë”, “Armëmbajtje pa leje” si dhe dyshohet për “kontrabandim të narkotikëve”.

Në vendin e ngjarjes është gjetur një armë e zjarrit-pistoletë, me të cilën dyshohet se “qorri” ka shtënë në drejtim të zyrtarëve policorë si dhe dy granata dore.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco