Kokainën gati për shitje, policia kap mat shpërndarësin në Vlorë

Kokainën gati për shitje, policia kap mat shpërndarësin në Vlorë

09:38, 23/09/2020
A+ Aa A-

Policia e Vlorës godet një tjetër rast të shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla.

Eshtë arrestuar në flagrancë 1 shtetas që posedonte dhe shpërndante lëndën narkotike.

Ja njoftimi i plotë i policisë:

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla, si rezultat i kontrolleve të shtuara për rritjen e parametrave të sigurisë, specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Vlorë kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasin:

A.Q., 50 vjeç banues në fshatin Xhuherinë, Vlorë.

Arrestimi i tij u bë pasi në lagjen Partizani, Vlorë, gjatë kontrollit fizik iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 5 doza me lëndë të dyshuar “Kokainë”, gati për shitje

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco