Kapet trafikanti me katër emra, ishte dënuar 10 vite më parë

Kapet trafikanti me katër emra, ishte dënuar 10 vite më parë

09:21, 23/09/2020
A+ Aa A-

Një 44-vjeçar është arrestuar në Elbasan pasi 10 vite më parë ishte dënuar në Itali nga Gjykata e Torinos me 6.8 vite burg për trafik droge dhe organizatë kriminale.

Ai përdorte 4 emra, një prej të cilëve polak, JorgoWojtaszcyk, dhe 3 të tjerë shqiptarë, Gramoz Zeneli, Jorgo Zeneli dhe Jan Zeneli.

Tashmë ai do të ekstradohet në Itali për të vuajtur dënimin e dhënë.

Ja njoftimi i plotë i policisë:

Në vijim të punën për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar e ndërkombëtar, si rezultat i shkëmbimit të informacionit mes Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan dhe Interpol Tirana, nga shërbimet e DVP Elbasan është bërë lokalizimi i vendodhjes, kapja dhe arrestimi provizor me qëllim ekstradimi në Itali, i shtetasit shqiptar:

Jorgo Wojtaszcyk alias Gramoz Zeneli alias Jorgo Zeneli alias Jan Zeneli, 44 vjeç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, më datë 14.09.2020, pasi Gjykata e Apelit Torinos, Itali, në vitin 2010, e ka dënuar me 6 vjet e 8 muaj burg, për veprat penale “Organizatë kriminale” dhe “Trafik i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën po vijojnë veprimet për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco